|
November 20th
MBI 10 ÇMIME PËR FOTOT MË TË MIRA NGA MËMËDHEU
Redaksia e gazetës "The Albanian" njofton të gjithë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, se me datën 25 Nëntor, me rastin e festës së Flamurit, do të bëhet ndarja e çmimeve të konkursit të fotografive me pamjet më të bukura nga Mëmëdheu.
Janë të lutur bashkatdhetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurs se fotografitë do të pranohen deri me datën 21.
Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni në
The Albanian Newspaper
Newspaper in English and Albanian Language based in London
164 Fonthill Road London N4 3HP
www.gazetaalbania.co.uk
albania7@gmail.com
Tel/fax:02072633661
November 1st 2007:
Gazeta The Albanian dhuron nje kalendar te vitit 2008 per te gjithe abonuesit e rinj. click here
October 18th 2007:
Kryeministri Berisha gjatë vizitës në Londër ka rezervuar një takim të veçantë në hollin e hotelit "Plazza" për drejtuesit e disa shoqatave shqiptare ne Britani.
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori i gazetës "The Albanian" në Londër z.Petrit Kuçana, njëkohësisht kryetar i shoqatës Edith Durham,z. Bashkim Metalia gazetar i kësaj gazete, z.Lutfi Vata kryetar i shoqatës "Ardhmëria", z.Taulant Omi kryetar i shoqatës "Skënderbeu".
Në takim e përzemërt dhe miqësor z.Berisha u informua për arritjet e komunitetit shqiptar në Britani, si dhe me hallet dhe problemet me të cilat po përballen.
Nga ana e tij Kryeministri shqiptar duke përgëzuar drejtuesit e këtyre shoqatave për punën e bërë, u ka ri-konfirmuar gadishmërinë e shtetit shqiptar për mbështetje të gjithanshme. To see the pictures click here
OCTOBER 6TH 2007:
The Albanian on the Albanian newspaper 'Shoqatat shqiptare në Britani bojkotojnë ambasadorin Maz' click here
OCTOBER 6TH 2007:
Drejtuar kryetarėve tė shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar
Pėr dijeni
Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė
Shkėlqesisė sė tij Z. Lulzim Basha
Londėr mė 5 Tetor 2007
Ne ndėrtuam njė model
Tė nderuar kryetarė tė shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar, tė gjithė ju qė keni marrė pėrgjegjėsinė pėr tė qenė pėrfaqėsues tė mėrgimtarėve nė kėtė shtet.
Dėshirojmė qė tiu pėrgėzojmė pėr kurajėn dhe guximin qytetar qė treguat me qėndrimin tuaj, pėr solidaritetin nė mbrojtje tė dinjitetit, jo vetėm tė gazetės The Albanian, por edhe tė atyre pėrfaqėsuesve tė shoqatave, qė nuk u ftuan nė takimin e datės 4 Tetor 2007, parashikuar si takim i Ambasadorit tė ri nė Mbretėrinė e Bashkuar Z. Zef Mazi me komunitetin e kėtushėm shqiptar.
Me modesti mund tė konstatojmė se tė gjithė sė bashku tė nderuar Kryetarė, bėmė qė nė historinė e diplomacisė shqiptare tė shėnohet mbase rasti i vetėm, unikal nė llojin e tij; reagimin kolektiv ndaj politikave selektive, pėrēarėse dhe tepėr tė dėmshme, qė zbatohen nga stafet e pėrfaqėsive diplomatike tė shtetit shqiptar.
Tė gjithė jemi tė bindur se qėndrimi ynė, nuk ishte njė braktisje ndaj institucionit tė ambasadės. Tė gjithė ne e dimė, se sa shumė i respektojmė institucionet, jo vetėm ne qė kemi marrė pėrgjegjėsinė pėr tė qenė pėrfaqėsues, por edhe tė gjithė qytetarėt e thjeshtė shqiptarė qė jetojmė nė shtetin Britanik, qė njihet si djepi i demokracisė perėndimore.
Neve nuk na pėlqen qė qėndrimin tonė ta quajmė bojkot, por reagim qytetar normal pėr mbrojtjen e dinjitetit tonė.
Me kėtė qėndrim ne dėshmuam se nuk jemi pėr ndarje dhe pėrēarje.
Ne jemi pėr bashkėpunim, por nuk mund tė tolerojmė ndarjen, fyerjen, pėrbuzjen, pėrēmimin qė na bėhet, nga kushdo qoftė ai.
Tė gjithė sė bashku ne i thamė Jo ndarjes, cilado qoftė ajo, krahinore apo fetare, ideologjike apo politike, klienteliste apo preferenciale.
Me qėndrimin tonė ne nuk lejuam tė injorohet puna e kolegėve tanė.
Nuk lejuam qė tė pėrbaltet puna e kėtyre organizatave shqiptarėve, qė kanė shėrbyer prej kaq kohėsh nė Britani dhe qė kontributi i tyre ėshtė shumė i ēmueshėm, por qė mjerisht nuk ishin ftuar nė kėtė takim.
Ne nuk lejuam qė shumė prej kėtyre organizatave qė kanė shėrbyer si ambasada tė shqiptarėve nė Britani, nė momentet kur kėtu nuk kishim pėrfaqėsi diplomatike dhe aktivistėt e kėtyre shoqatave u shndėrruan nė ambasadorė tė shkėlqyer tė kombit shqiptar, tė liheshin mėnjanė, tė poshtėroheshin kaq paturpėsisht.
Ne nuk lejuam qė tė pėrbaltet misioni i arkitektėve qė pėr vite e vite me radhė, ngritėn urat e fuqishme tė bashkėpunimit Shqiptaro-Britanik.
Por mbi tė gjitha, me qėndrimin tonė ne shembėm njė tabu.
Shembėn modelin e idhullit, modelin e komandantit, modelin e shefit tė ngritur deri nė piedestal.
Ne tė gjithė sė bashku i thamė jo, komandės, i thamė jo vullnetit tė lig, i thamė jo interesave meskine.
Qėndrimi ynė nuk dėmtoi aspak institucionin e ambasadės, pėrkundrazi e ndihmoi atė.
E ndihmoi Ambasadorin dhe stafin e tij qė tė pėrmenden. E ndihmoi qė tė vetėdijesohen pėr misionin pėr tė cilin janė caktuar.
Qėndrimi ynė u kujtoi atyre detyrimin kushtetues qė kanė ndaj nesh, nenin numėr tetė tė Kushtetutės sė Shqipėrisė.
Qėndrimi ynė u kujtoi atyre se mėrgimtarėt nuk mund tė harrojnė premtimet pėr ndryshim, u kujtoi se ka perėnduar koha e urdhrave, se ėshtė koha e bashkėpunimit.
Qėndrimi ynė nuk ishte aspak i padenjė. Ne nuk kemi qenė pėr braktisje as pėr bojkote, por u detyruam qė ta ndėrmarrim njė qėndrim.
Tė gjithė sė bashku krijuam njė model krejt tė ndryshėm, atė tė mosnjohjes sė shefave, por tė bashkėpunėtorėve.
Ne i mėshirojmė tė pa-dinjitetshmit.
Me qėndrimin tonė ne dėshmuam se nuk u pėrkasim klaneve, as interesave klanore.
Ne nuk u pėrkasim atyre qė vrapojnė tė rezervojnė lokalet e shtrenjta pėr ambasadorėt, apo stafet e tyre.
Nuk u pėrkasim as atyre qė mbajnė makina luksoze, as atyre qė na japin leksione se si duhet tė luftojmė me armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm...
Ne kurrė nuk kemi pretenduar tė jemi padronėt e komunitetit, por shėrbėtorė tė tij. Ne dėshmuam se nuk jemi as raportues tė fshehtė, servilė apo suflerėve, as sekserė vizash apo interesash, por qytetarė shqiptarė qė dėshmojmė nė mėnyrėn mė demokratike vullnetin tonė.
Ne e mbajtėm kėtė qėndrim pasi besuam tek e vėrteta, besuam tek e drejta.
Ne dėshmuam se nuk udhėhiqemi nga shefa, as nga klane apo interesa tė ngushta meskine apo ekonomikisht tė leverdishme, por udhėhiqemi nga parime dhe principe.
Ne besojmė se shėrbyem pėr krijimin e njė modeli tė ri.
Tė gjithė neve nuk na shqetėsoi mungesa e kėtij lajmi nė media, pasi e dimė se nuk ėshtė shumė e lehtė pėrballja me luanėt, tė rinj apo tė vjetėr qofshin.
Ne nuk e morėm kėtė qėndrim pėr tė bėrė lajm gazetaresk, por pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe dinjitetin tonė.
Ne ndjejmė keqardhje pėr ata qė sugjeronin gazetarėt dhe bashkėpunėtorėt tanė, pėr parėndėsinė e kėtij lajmi.
Ne i mėshirojmė tė gjitha ata qė ēanė telefonat e redaksive tė mediave, qė ky lajm tė mos transmetohet.
I mėshirojmė ata qė kontaktuan miqtė e vjetėr e tė rinj, tė majtė, tė djathtė apo tė qendrės, deputetė, pronarė mediesh apo biznesmenė, pėr tu siguruar se ky lajm nuk do tė transmetohet, apo nuk do tė botohet.
Sepse vetėm kėshtu do ta kishin mė tė lehtė detyrėn, sepse vetėm kėshtu do tė kishin njė telash mė pak, sepse kėshtu do tė mund tė komandonin mė mirė, sepse kėshtu nuk do tė prekej personaliteti i tyre i padiskutueshėm.
Ne ndjejmė keqardhje pėr ta.
Kjo ne nuk na dekurajon, pėrkundrazi ne motivohemi mė shumė dhe ndjejmė mė shumė pėrgjegjėsi, dhe bindemi edhe mė tepėr nė shenjtėrinė e misionit tonė.
Por ne falėnderojmė tė gjitha shoqatat dhe organizatat e mėrgimtarėve, qė nga Australia e largėt, Kanadaja, Amerika dhe Evropa qė na pėrkrahėn dhe qė na pėrshėndetėn nė qėndrimin tonė.
Ne pėrshėndesim ēdo mbėshtetje edhe nga shoqatat e tjera, pasi mendojmė se ky mund tė jetė modeli i duhur edhe pėr ta.
Ne besojmė se ky ėshtė njė model i ri i thyerjes sė tabuve, njė model i ri ndryshimi, njė model qė do tė pėrqafohet nga tė gjithė mėrgimtarėt, nga tė gjithė kolegėt tanė, pėrfaqėsues tė shoqatave shqiptare nė diasporė.
Ne besojmė se ka perėnduar koha, kur ambasadorėt ishin menaxherė biznesesh tė fshehta, koha kur ambasadat shėrbyen si zyra tė interesave tė mėdha ekonomike, jo tė shtetit shqiptar, por tė klaneve, tė farefisnive.
Besojmė se ka ikur koha kur ambasadat shėrbyen, jo si pėrfaqėsuese tė shtetit shqiptar, por si makineri vjelėse parash pėr emigrantėt.
Ne besojmė se ėshtė koha e pėrfaqėsimit dinjitoz tė Shqipėrisė, tė aspiratave tė saj pėr nė NATO dhe BE.
Ne dėshirojmė qė ambasadorėt dhe stafet e tyre tė jenė nė lartėsinė e duhur, sidomos nė kėto momente historike pėr ēėshtjen e Kosovės.
Ne besojmė nė vizionin tonė, ashtu siē besojmė se mėrgimtarėt meritojnė mė shumė. Meritojnė mė shumė dinjitet, meritojnė mė shumė pėrkrahje, meritojnė mė shumė pėrkujdesje.
Ne besojmė se institucionet e shtetit shqiptar do tė pėrkrahin qėndrimin tonė, vizionin pėr partneritet me ambasadorėt dhe me ambasadat, ashtu siē gjithsecili nga ne ėshtė i bindur nė domosdoshmėrinė e kryerjen sė detyrės qytetare dhe kombėtare qė ka si mėrgimtar.
Me konsideratėn mė tė lartė
Petrit Kuēana
Drejtor i gazetės The Albanian
Kryetar i shoqatės Edith Durham
http://www.gazetaalbania.co.uk
http://www.edithdurham.com
SEPTEMBER 26TH 2007:
Me 22 shtator shoqata Edith Durham me ftese te z.Shpetim Alimeta nga shoqata "Arberia" zhvilluan takimin e radhes me krijuesit shqiptare ne MB. E vecanta e ketij takimi ishte mbjellja e nje lisi ne parkun e Suffolk. Informacion me te zgjedhur mund te gjeni ne faqet e gazetes "The Albanian". Stacioni i ardhshem i krijuesve shqiptare ne Britani do te jete tek "Shpresa Programme" Ju lutem vizitojeni perseri kete faqe per informacione te metejshme
SEPTEMBER 22ND 2007:
Njoftim Shoqata "Edith Durham" po vazhdon me sukses regjistrimin e fëmijëve në shkollat shqipe në Veri të Londrës. Njoftohen të gjithë prindërit që duan të sjellin fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe dhe vallet e bukura popullore, që regjistrimet bëhen çdo fundjavë (të shtunën dhe të dielën) pranë Librarisë së
Wood Green-it
High Road
Wood Green
London N22 6XD
(Përballë stacionit të trenit Wood Green) nga ora 13.30-15.00 PM.
Për informacione të tjera mund të kontaktoni në Shoqata
"Edith Durham"
164 Fonthill Road
London N4 3HP
www.edithdurham.com
edithdurham@gmail.com
Tel/fax:02072633661
September 16th 2007:
Dy abetare falas
Gazeta "The Albanian" me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, dhe duke u përpjekur që të realizojë sa më mirë misionin e saj në mbrojtje të vlerave tona të mbrekullueshme që trashëgojmë si komb, ofron dy librat e abetares FALAS për të gjithë ata që abonohen brenda muajit shtator.
Kontaktoni:
The Albanian Newspaper
Newspaper in English and Albanian Language based in London
164 Fonthill Road London N4 3HP
www.gazetaalbania.co.uk
albania7@gmail.com
Tel/fax:02072633661
Mallkue kjoft' aj bir shqyptari,
që ket' gjuhe te perendis',
trashigim si na e la i pari,
trashigim s'ia len aj fmis'
edhe atij iu thafte goja
qi perbuz ket gjuhe hyjnore
e n'gjuh' t'huej
kur s'asht nevoja flet,
e t'veten len mas dore.
Gjergj Fishta
September 9th 2007:
Ditën e Shtunë, më datë 22 shtator 2007 në Suffolk, Angli, do të organizohet Takimi Poetik i shkrimtarëve dhe poetëve Shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Britani.
Në këtë tryezë poetike do të lexohen krijimtari në gjuhen Shqipe dhe Angleze nga vetë poetët dhe poeteshat pjesmarës, do të shkëmbehet përvoja e njeri tjetrit, do të njihemi me poetë të dëgjuar të letërsisë Britanike, do të lidhen ura dhe miqësi, ide dhe projekte për të ardhmen, do të njihen publikime të reja dhe…prodhime të shkëlqyera të Birrës së Safolkut.
Midis të tjerave, nga dora e poetëve dhe poeteshave, do të mbillet një fidan Lisi në një Park të bukur, në shenjë vullneti të mirë dhe respekti për traditën e letërsisë Angleze dhe asaj Shqiptare.
Përvec kënaqësisë estetike dhe ndër-komunitare ky projekt do të kontribojë në rruajtjen dhe pasurimin e gjuhes së lashte Shqipe si një pasuri e vertet Europiane.
Ngjarja Poetike organizohet nga Shoqëria ARBERIA në bashkepunim me Shoqatën Edit Durham dhe Klubin e Potëve Shqiptar në Britani.
Ky aktivitet letrar mbështetet nga COVER përmes Fondit të Kampinonëve të Komunitetit.
Nëse doni të merrni pjese në këtë Takim Poetik ju mundet te kontaktoni Shpetim Alimeta në Shoqërinë 'Arbëria' ose Petrit Kucana në Shoqatën 'Edit Durham' ne kontaktet e mëposhtme.
Numri i të ftuarve është i kufizuar dhe pjesmarësit janë vetëm të ftuar, pasi organizatorët kërkojnë të rruajnë intimitetin e poezisë dhe krijimit. Kjo ngjarje letraro-artistike premton të jetë një kujtim i mire dhe shtyse krijuese për të gjithë pjesmaresit.
--
The Albanian Newspaper
Newspaper in English and Albanian Language based in London
164 Fonthill Road London N4 3HP
www.gazetaalbania.co.uk
albania7@gmail.com
Tel/fax:02072633661
May 12th 2007
Great news the Edith Durham Association has now officialy become a charity. The charity number of Edith Durham Association is 6218792 For more informatiom contact us on 0207 2633 661
March The 19th 2007:
The Edith Durham association held its monthly meeting on the 18 of March at 15:00 at the London Stone Pub, with the Albanian authors in the United Kingdom, and the Domi Group was there taking some pictures.
To see the pictures from the meeting click here.
March The 2nd 2007:
The Edith Durham Association produce a monthly news paper for Albanians in the UK. The paper is full of interesting and topical features. If you would like information on buying the news paper, please visit the external website by clicking on the picture.
February 21st 2007:
Gazette 55 and Gazeta Shqip both feature articles about "Lermeni Pak Atdhe". To read these interesting and informative articles, please click on the link below.
Botohet antologjia II e krijuesve shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar Lėrmėni pak Atdhe GAZETA 55
Pėr tė dytėn herė, botohet nė Londėr antologjia e krijuesve nė Mbretėrinė e Bashkuar GAZETA SHQIP
|